• S1.gif
  • S2.gif
  • S3.gif
  • S4.gif
  • S5.gif

  dar7 shigj2

 

 

paqe

 Sot, më datë 17.01.2019, në kuadër të Ditës së Paqes, u zhvillua aktiviteti me tematikë: "Paqja në çdo situatë: në familje, me veten,në shkollë, në sport, në art e rrugë", si bashkëpunim I shkollave 9-vjeçare të DAR Berat me shkollën jopublike ‘’Ylli i Mëngjesit’’. Ky aktivitet sensibilizues, i cili përçon traditën disavjeçare të bashkëpunimit të DAR Berat me shkollën jopublike’’Ylli I Mëngjesit’’, u përfshi në planin e luftës kunër ekstremizmit të dhunshëm. Aktiviteti i sotëm , i cili u zhvillua në trajtën e marshimit, përpara Bashkisë Berat, në Pedonalen e qytetit, si dhe në vijim në ambientet e Pallatit të Kulturës ‘’Margarita Tutulani’’, ku nxënësit e shkollave 9-vjeçare të DAR Berat, prezantuan punimet e ndryshme letraro-artistike, transmetoi mesazhet e paqes , tolerancës, mirëkuptimit, dialogut ndërkulturor e ndërfetar, si dhe theksoi rolin e rëndësishëm të arsimit në parandalimin e akteve të dhunës , si dhe të gjitha llojeve e formave të diskriminimit. Në këtë aktivitet, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të DAR Berat, prezantuan punimet e ndryshme letraro-artistike, duke përcjellë mesazhin e fuqishëm të tyre.

 

 

 

      Njoftim.
        Në mbështetje të shkresës Nr 511 Prot., date 18.01.2019 të Sekretarit të Përgjithshëm z. Oltjon Muzaka, njoftohen të gjithë mësuesit që plotësojnë kriteret për kualifikim të paraqesin në Drejtorinë Arsimore Rajonale Berat brenda datës 4 Shkurt 2019 portofolët e tyre sipas profileve përkatëse si dhe dokumenat e mëposhtëm:
1. Formular i Aplikimit (model Firmosur dhe vulosur nga drejtori i shkollës dhe aplikanti)
2. Fotokopje e noterizuar e Librezës së punës
3. Fotokopje e noterizuar e Diplomës.
4. Fotokopje e ID.

Dokumentacioni dorëzohet në sekretarinë e DAR Berat. 

    Lidhur me trajnimet e mesuesve mbas periudhes 19 dhjetor 2017 te organizuara nga agjenci trajnuese, certifikatat me kredite qe disponon mesuesi (nese ka marre mbas kesaj periudhe) duhet te jene nga databaza e agjencive te akredituara per te zhvilluar trajnime. 

Për më shumë informacion mësuesi duhet të jetë vazhdimisht i angazhuar në portal duhet të klikojë ...

buton

 

KARTA E PERFORMANCËS DAR BERAT 2018